“Rama bën pazar të ndyrë me Bordin e Transparencës”/ Vasili publikon dokumentin: Kuvendi ka bllokuar prej tre javës një projektligj për heqjen e taksës së naftës






Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar Kuvendin se ka bllokuar një projekt ligj për heqjen e taksave të naftës.

petritvasili

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Kuvendi e ka bllokuar projekt ligjin prej 3 javësh, teksa nuk ngurron që të miratojë akte normative prej dhjetra e qindra milionë eurosh.

Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën Pazar me Bordin e Transparencës për çmimet dhe nuk voton ligjet.

Postimi i Petrit Vasilit:

Skandali.Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!(DOKUMENTI). Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria.

Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin.

Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre.

Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.

277364230_527239738760288_8460575555272257968_n 277445046_527239775426951_4258983339361153744_n dokumentvasili

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.