“Rama bën tentativa për t’u bërë lider botëror, por s’ka këllqe”/ Besnik Mustafaj: ‘Open Balkan’ dështoi si proces, Kurti e paralajmëroi

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj në emisionin “Frontline” në News24 foli për marrëdhëniet Kosovës-Shqipëri.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Mustafaj tha se kryeministri i Kosovës nuk ka munguar në asnjë mbledhje të zhvilluar në kuadër të procesit të Berlinit dhe u shpreh i bindur se nuk do të mungojë as në takimin e radhës.

“Unë jam i sigurt që zoti Kurti do të vijë këtu, nuk ka munguar në asnjë nga mbledhjet e procesit të Berlinit”, tha ai.

I ndalur tek nisma ‘Open Balkan’, ai u shpreh se koncepti  Ballkan i Hapur nuk gjendej askund i shkruar.

“Edi Rama përveç deklarimeve të tij mediatike nuk është ulur kurrë të shkruajë një dokument që të shërbejë për këtë çështje. Rama thotë në stilin e tij se treguam se kur punojmë bashkë kemi rezultat. Asnjë rezultat, zero rezultat. Nuk u përfshinë as Kosova, as Mali i Zi dhe as Bosnja. Pra ishte vetëm një trio, që nuk mund të luajë muzikën. Pra dështoi si proces, për të njëjtat arsye të paralajmëruar nga Kurti dhe nga autoritetet e Malit të Zi. Kjo nismë u bë për t’i dhënë protagonizëm Vuçiçit dhe Ramës, por nuk kishte instrumentet për t’u bërë faktor në Ballkan.

[embedded content]

Marrëdhëniet Rama-Vuçiç dhe zhvillimet në veri të Kosovës;

Mustafaj: Rama ndoshta për herë të parë u soll me Vuçiç siç është sjellë edhe me të tjerë. ‘Open Balkan’ ka qenë një kakofoni.

Qeveria e Kosovës ka shpallur dy organizata si terroriste,. U tha se ishte një veprim i njëanshëm.  Departamenti i Shtetit tha se duhet të ishin konsultuar me ne, por nuk mohoi faktin se ishin terroristë. Vuçiçi e di shumë mirë që në Strasburg apo Uashington njihen shumë mirë këto situata dhe duke i ditur faktet , ai hodhi sot tezën se do të kërkojë një mbledhje në Këshillin e Sigurimit. Roli i Ramës të dalë të televizion. S’ka si ta shpjegosh ndryshe. Deliri i tij të jetë protagonist ndërkombëtar, por pa pasur këllqe ta mbajë. Tentativat e tij për t’u bërë lider botëror janë shumë qesharake. Rama sheh ëndrra madhështie dhe përpiqet t’i realizojë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts