Rama deklaroi se ndërtuesit kryejnë evazion fiskal, Bardhi: Janë të preferuarit e tij, SPAK të hetojë kryeministrin për shpërdorim detyre

rama deklaroi se ndertuesit kryejne evazion fiskal bardhi jane te preferuarit e tij spak te hetoje kryeministrin per shperdorim detyre
rama deklaroi se ndertuesit kryejne evazion fiskal bardhi jane te preferuarit e tij spak te hetoje kryeministrin per shperdorim detyre

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama ditën e sotme gjatë takimit me ndërtues.

Bardhi u shpreh se Rama sot ka ëbrë një deklarim të vlefshëm për SPAK-un, pasi sipas tij kreu i qeverisë ka dijeni që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Ai shtoi se “nuk ka dyshim” se ndërtuesit që fshehin mijëra euro për metër katror shitje janë ndërtuesit e preferuar të Ramës, disa prej të cilëve i ka shpallur investitorë strategjikë.

Sipas tij është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal.

Reagimi i plotë:

Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Dhe është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts