“Rama dhe Kurti, të relaksuar”, analisti Selimi për Samitin në Shkup: Shpresëdhënës! Liderët të përveshin krahët dhe…

rama dhe kurti te relaksuar analisti selimi per samitin ne shkup shpresedhenes lideret te perveshin krahet dhe
rama dhe kurti te relaksuar analisti selimi per samitin ne shkup shpresedhenes lideret te perveshin krahet dhe

Analisti Sefer Selimi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për Samitin në Shkup, ku pjesëmarrës ishin kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Selimi u shpreh se samiti ishte shpresëdhënës, ndërsa komentoi edhe raportin Rama-Kurti, ku tha se duken më të relaksuar, kjo edhe për shkak të disa fotove që kanë qarkulluar në internet.

Në lidhje me procesin e integrimit, analisti tha se liderët duhet të përveshin krahët dhe të rezultate për muajt në vijim.

[embedded content]

“Samiti vazhdon ende dhe pritet që të përfundojë me një deklaratë të përbashkët. Mesazhet fillestare ishin relaskuese nga tensioni I zakonshëm që jemi mësuar më parë. Ishte një nuancë pak shpresëdhënëse. Siç u tha edhe në fjalimet e liderëve, kjo shihet si mundësi për një impuls dhe një moment ku rezultatet do jenë më të drejtpërdrejta për qytetarët. Në bazë të kapacitetit për të implementuar reformat do të mundet edhe të përfitohen fondet me vlerë 6 miliardë dollar.

Jemi mësuar që e kemi parë Ramën në rrymën e kritikut. Ai drejton një qeveri që s’ka qenë në gjendje të bëjë reformat e duhura për të përshpejtuar procesin e integrimit. Pas kritikës edhe liderët e tjerë duhet të përveshin krahët dhe të prodhojnë rezultate për muajt në vijim.

Në lidhje me raportin Rama-Kurt, këtë herë nuk duhet sikur ka një largësi, sikur ka një zbutje. Kjo nga qarkullimi i disa fotove jozyrtare që shihen në bashkëbisedim. Kemi parë fotografi ku Kurti dhe Rama janë në një atmosferë relaksusese.”, u shpreh analisti Selimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts