“Rama e mban peng me Toyota-Yaris, Basha të tregojë me kë i ndau paratë”/ Ish-kryeministri Berisha tregon bisedën me kryedemokratin: Erdhën hetuesit belg, ai fshihej









Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me çështjen e Toyota Yaris. Nga foltorja në Burrel, ish-lideri i PD-së thotë se Basha e paralajmëroi ardhjen e makinës me 5 mln euro disa ditë përpara se ndodhte.

saliberisha-lulzimbasha

Sipas ish-kryeministrit, erdhën 1.5 mln euro më pak se sa kishte paralajmëruar kryedemokratit. Berisha i bën thirrje Bashës që të sqarojë shqiptarët nëse i ka ndarë paratë me Taulant Ballën ose jo.

“Është e vërtetë që i ka përmendur Toyota Yarisin në Parlament. Por është e vërtetë që ai e mban peng me Toyota Yarisin Lulzim Bashën. Prandaj Basha dil dhe sqaro aferën e Toyota Yarisin, ndave apo jo para me Taulant Ballën në atë aferë. Tani, më falni se na ngrihet një ditë të martë në Parlament dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyota-t e mbushura me 5 mln euro. Ku e mësove këtë i thashë. Më informuan më tha. Mirë, eurot erdhën por e çuditshëm është që ato nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen ato eurot pasi e njoftove ti? Epo ndiqeshin me GPS tha. Çudi kjo punë i them unë. Tani eurot nuk u kthyen prapsht, ndonëse kishin 3 ditë kohë për të ikur në Australi. Erdhën në Durrës 1.5 mln më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë, dhe zoti Basha u fshihet dhe nuk shkon që të hetohet. Rama nëse t’i përmend do të thotë se të mban peng. 3 muaj më parë e marr në telefon dhe i them, 3 gjykatës në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda kanë bërë vetingun, dalin të krimbur dhe ja kanë fshehur vetingun. Më tha prit mos u ndje njëherë ti se po merrem unë me këtë punë” – tha Berisha.

Ish-kryeministri ka një thirrje për deputetët e PD-së që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat e mbledhura nga Berisha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

“Sëbashku me ju të ngjiten, dhe të shohin një nga një firmëtarët. Të shohin kush ka firmosur dhe sa të vërteta janë ato firma. Kjo është thirrja ime për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike. Kuvendi i 11 dhjetorit do rikthejë PD në vlerat e saj. Ne jemi parti konservatore, parti e përbërë nga burra dhe gra që vlerësojnë traditën, nuk kanë frikë nga traditat e tyre. Ne besojmë tek familja dhe vlerat e saj dhe do bëjmë gjithçka për forcimin e familjes. Ne besojmë se respektimi i të drejtave të njerëzve, dhe lirinë fetare është thelbi i lirisë. Jemi të vendosur, të përkushtuar për sovranitetin e vendit tonë dhe interesin kombëtar. Pas luftërash e sakrificash, u bëmë të lirë dhe në Kosovë. Sot qendra më armiqësore ndaj saj, pas Beogradit është Tirana. A mund të imagjinoni duke shkelmuar interesin tonë kombëtar, të lidhemi në një marrëveshje trilaterale me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kundër Kosovës. Ballkani i Hapur po e çon rajonin drejt një konflikti. Në Beograd, një Millosheviç i dytë mendon vetëm për Serbinë e madhe” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.