“Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”, Basha: Tani që hetimet po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur SPAK për ta sulmuar

rama eshte bere pishman si dreqi per drejtesine e re basha tani qe hetimet po rrezojne njeri pas tjetrit i jane turrur spak per ta sulmuar
rama eshte bere pishman si dreqi per drejtesine e re basha tani qe hetimet po rrezojne njeri pas tjetrit i jane turrur spak per ta sulmuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se “kryeministri Edi Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”, duke iu referuar arrestimeve dhe hetimeve të SPAK.

Në fjalën e tij para demokratëve të degës 11 në Tiranë, Basha u shpreh se PD është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK.

Sipas tij, tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, Prokurorisë së Posaçme “i janë turrur për ta sulmuar”.

“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë.

Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kundër korrupsionit? PD e ka zgjidhur këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts