“Rama hiqet si i mençur, por është…”, Lubonja: Punonjësit nga Bangladeshi i zëvendësojnë shqiptarët për interes të disa personave, nuk duan t’ia dinë për identitet! Zheji: Janë gati ta zbrasin vendin






lubonja-2-770x432

Ruajtja e identitetit kombëtar dhe cënimi i saj nga kapitalizmi, ishte tema e bisedës në emisionin “Pikat mbi i” në News24. Një shembull të tillë, analisti Fatos Lubonja e ka krahasuar me ardhjen e punonjësve nga Bangladeshi në Shqipëri.

Sipas tij, qasja që ne kemi për tu përshtatur me botën është e tillë që “shkatërrojmë” kulturën tonë dhe në vend të saj të ndërtojmë “gradaçela” si shtetet e tjera. Duke ndjekur këtë logjikë, analisti Fatos Lubonja thotë se zëvendësimi i punëtorëve shqiptarë me ata bangladeshas nuk përbën problem për sistemin tonë qeverisës.

Fatos Lubonja thotë se vetë kryeministri Edi Rama është “kryeinjoranti i biznesmenëve” që nuk duan t’ia dinë për identitetin kombëtar.

“Ka dy qasje për identitetin, esencialiste që është ajo që identiteti është si bërthama jonë. Ne kemi qenë shqiptarë që nga Ilirët, erdhën disa perandori dhe ne ngelëm shqiptarë. Identiteti është proces. Shqiptaria është krijuar nga rilindasit. Shumica e shqiptarëve që e njihnin Skënderbeun ishin arbëreshë. Identiteti krijohet dhe ndryshon në varësi të kohës. Identiteti krijohet dhe ndryshohet vazhdimisht. Kur erdhën komunistët ne na shtuan përveçse shqiptarë dhe komunistë. Tani me regjimin e ri ne e quajmë veten europianë. Bëhet fjalë për një ruajtje, por duke qenë i hapur për kohën.

Identiteti europian do hyjë si identitet i yni. Varet se si do i qasemi ne. Pse na duhet ne të ruajmë teatrin kombëtar ose monumentet e kulturës kur mund të bëjmë gradaçela si e gjithë bota. Ky quhet homogjenizim i njeriut. Ky është një vizion i botës. Ky ka shumë probleme për mua. Mua më kthen në një qenie jo sociale se unë i përkas një komuniteti. Këtu kam lindur jam rritur me këto monumente kulture. Është halli i gjithë njerëzimit, çfarë njeriu po krijojmë.

Unë njëkohësisht jam në bashkësi. Ajo që shoh unë është kërcënimi i këtyre dimensioneve në atome dhe individë që zëvendësohen me bangaleshasit në interes të disa personave që nuk kanë synim tjetër veç pasurimit të tyre. Edi Rama hiqet si i mençur por është kryeinjoranti i biznesmenëve që nuk duan të dinë për identitet. Kjo është Shqipëria e katandisur në këtë gjendje” – tha Lubonja.

artur zheji

Ndërsa për analistin Artur Zheji, bzinesmenët e fuqishëm nuk duan t’ia dinë për vlerat identitare. Sipas tij, ata i shohin punonjësit nga Bangladeshi si krah pune e lirë, ndaj mund t’i zëvendësojnë shqiptarët.

“Ka ngjyrime identitare në periudha të ndryshme kohore, perandoria osmane tentoi ta shkëpusë kujtesën kombëtare nga vendet që pushtonte. Pas rënies së perandorisë, këto kultura të osmanëve vdiqën me të. Me ne nuk ndodhi kështu. Rilindasit nuk e shpikën Skënderbeun. Këta ndreqën urën e këputur nga Perandoria Osmane. Ballkani nuk ka një katedrale mesjetare.

Ka një qëllim që jemi shqiptarë, apo jemi rastësi? Ne mund ta ruajmë identitetin. Nëse ne do kemi një kulturë jo thjesht si antikulturë për të mohuar të tjerat, atëherë mund të ruajmë identitetin. Shumë sipërmarrës janë gati të zbrasë Shqipërinë nga shqiptarët që janë të shtrenjtë si krahë pune. Bangladeshasit nuk i shohin si identitet kombëtare, por si krahë pune.

Kapitalisti në vetëvete është një ‘kafshë’, identiteti nuk i duhet, thjeshtë i duhet paraja. Nëse do ketë një grup të mençur njerëzish si strukturë që i japin një përgjigje pozitive pyetjes a ja vlen që jam shqiptar, do kesh një shtet të përgjegjshëm dhe kjo kafsha do disiplinohet” – tha Zheji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *