Rama i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, “kyç gojën” për situatën në PD. Ja çfarë thotë për krizën energjitike në Kosovë









Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, komentoi disa nga tematikat e aktualitetit politik në vend, si dhe bëri me dije disa nga projektet e qeverisë së tij për vitin që po sapo ka hyrë. Rama fillimisht u ndal tek kriza energjitike në Kosovë, ku theksoi se një krizë e tillë është globale, madje ka prekur dhe Shqipërinë, por që është arritur të menaxhohet nga ana e qeverisë.

Sipas Ramës Kosova është në këtë situatë kritike edhe për shkak të sistemit të saj të trashëguar të garantimit të energjisë.

“Kriza energjitike është një fakt për të gjithë, vende të ndryshme po e përballojnë në mënyra të ndryshme. Fakti që nuk ndjehet në Shqipëri nuk do të thotë se Shqipëria nuk po përballet por do të thotë se ajo po e menaxhon atë pa rënë në kurriz të qytetarëve. Kosova është në një situatë kritike që lidhet dhe me një trashëgimi të sistemit të garantimit të energjisë, ne e kemi dhënë ndihmën tonë për Kosovën”- tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama u pyet dhe në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, por që refuzoi të jepte një koment me atë që po ndodh në selinë blu.

“Nuk është problem ynë, ne kemi kaq shumë çështje serioze për të diskutuar në mënyrë për të kursyer sa më shumë kohë nuk ja vlen të merresh. Faktikisht ajo që po ndodh është një kacafytje mes dy kufomave, njëri “grata” dhe tjetri “non grata”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *