“Rama ik!”- Ilir Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt para drejtësisë


















Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nxjerrë pamjet nga koncerti i Noizy-t një ditë më parë, kur në një moment ikën dritat dhe qytetarët filluan të bërtisnin njëzëri “Rama ik”.

Për ish-Presidentin Meta kjo është një thirrje frymëzuese dhe buçitëse për largimin dhe ikjen pakthim të armikut të rinisë.

Sipas Ilir Metës, Edi Rama shumë shpejt do të japë llogari para drejtësisë.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.

Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.