Rama ironizoi Grida Dumën me foto/ “Shpërthen” Petrit Vasili: Ky është bulëzim barbar i një skizofreni, duhet trajtuar pa mëshire si çdo armik!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë ironizoi kandidatët e opozitës me anë të fotove.

rama-vasili

Ajo që e ka shqetësuar me shumë Vasilin është dhuna që kryeministri Rama i bëri grave dhe konkretisht kandidates së PD, Grida Dumës. Vasili e quan kryeministrin bastard që bullizon gruan, ndaj duhet të trajtohet pa mëshirë si çdo armik.

“Edi Rama ky bastard, qe bullizon gruan eshte armik i te gjitheve! Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar menderisht guxoi ne menyre te neveritshme te bullizonte dhe fyente Grida Dumen vetem sepse eshte kundershtare politike e tij. Menyra se si ai e bere kete nepermjet fotove te deformuara dhe komentit prej idioti  ishte e trashe, vulgare dhe e ndyre siç eshte vete Edi Rama i trashe, vulgar dhe i ndyrë.  Ky eshte bullizem barbar i nje skizofreni, qe ka kapercyer cdo limit dhe qe dhunen ndaj grave e ka ne gjak”, shkruan Petrit Vasili.

Numri dy i LSI-së, i bëri thirrje të gjitha organizatave jo qeveritare që të dënojnë veprimin e Edi Ramës, ndërsa tha se ai është një njeri pa moral.

“Te gjithë OJF-te per te drejtat e grave duhet ta denojne dhe ndeshkojne shume rrepte kete primitiv dhe gjakprishur.

Asnje njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet te fale nje rrugaçeri te tille kundra gruas. Asnje ndarje politike apo e cdo lloji nuk mund te pengoje kurrë per te qene se bashku ne nje front te vetem kunder ketij bastardi moral, qe dhunon gruan vetem se nuk i nenshtrohet atij. Edi Rama duke bullizuar egersisht gruan pa asnje diskutim eshte nje armik i te gjitheve dhe duhet trajtuar pa meshire si cdo armik”, mbyll postimin e tij Petrit Vasili.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *