Rama ironizon kandidatët e PD: Kanë vënë në krye Markun e Gjekmarkun, personazhet qesharake të klubeve mediatike! Basha s’është rrezik për demokracinë

Nga Lezha ku prezantoi kandidatët për deputetë të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi listën e PD-së në këtë qark, duke u shprehur se janë vënë në krye Marku dhe Gjekmarkaj, që sipas tij janë “dy personazhe qesharake të klubeve mediatike që do të vijnë për weekend” në qytetin bregdetar.

Po ashtu kryeministri tha se Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë, por një kukull në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. 

“Në PD të Lezhës i është vënë në krye Marku dhe Gjekmarku, dy personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike, dhe një zonjë që nuk banon këtu. Faktikisht nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal që është të kemi 4 deputetë, të tre deputetët e PD do të jenë banorë Tirane që do vijnë në Lezhë për të pirë ndonjë kafe të shtunave dhe do bëjnë sikur do flasin me elektoratin, ndërkohë që ne i kemi njerëzit këtu.

Ky është respekt për qytetarët këtu. Siç kemi bërë përgjithësisht me të gjitha zonat. Ku jemi vendosur përfaqësues të territorit, njerëz që jetojnë në territor, që i dinë hallet e njerëzve, që në mëngjes duhet të dalin nga shtëpia këtu, jo në Tiranë, dhe që do të kthehen këtu, nuk do të shkojnë të vazhdojnë një jetë, midis Parlamentit, klubeve mediatike dhe shtëpisë në Tiranë dhe ta përdorin Lezhën apo Vlorën vetëm për ndonjë weekend pseudo-institucional”, tha Rama.

RAMA: BASHA NUK ËSHTË RREZIK PËR DEMOKRACINË!

Kreu i qeverisë theksoi se Lulzim Basha nuk është një rrezik për demokracinë, duke e konsideruar kryedemokratin një kukull në duart e Metës dhe Berishës.

“Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen. Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd”, shprehet Rama.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *