“Rama kërkon të shpëtojë “Jugosllavinë e Re””/ Deputeti i zgjedhur reagon për “Open Balkan”: Kryeministri ka keqinterpretuar qëndrimin e Berlinit. Është mëkat kombëtar…










Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama e ka keqinterpretuar reagimin e qeverisë gjermane në lidhje me projektin “Open Balkan”. Me anë të një statusi në Facebook, Shehu shkruan se Rama kërkon të shpëtojë “Jugosllavinë e Re, si i mbyturi me fijen e kashtës.

open balkan

Sipas Shehut, thelbi i mesazhit të Berlini bazohet në 4 liritë evropiane si një projekt bashkëpunimi i të gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor.

“Berlini përsëriti qartë se kushtet e integrimit ngelin të njëjtat, pra përmbushja e standardeve evropianë në mënyre individuale nga çdo vend. Por pavarësisht edhe nga kjo, vlerësimi përfundimtar duhet bere nga ne vete, qe kemi te vetmen perspektive egzistence, integrimin europian”, shkruan deputeti.

Ai thotë se është mëkat kombëtar të ndërrmarësh këto hapa, duke lënë jashtë Kosovën.

“Te ndërmarrësh këto hapa nën frymën e marrëveshjes okulte Vuciciane te Novi Sadit mbi reminishencat e “Serbisë se Madhe”, duke lenë ne hijë Kosovën, pavarësisht sofizmave te përdorura, është një mëkat kombëtar”, shkruan mes të tjerave Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Rama kerkon te shpetoje “Jugosllavine e Re”, si i mbyturi me fijen e kashtes!

Nuk mund te justifikohet e as te shpetohet “Jugosllavia e Re” duke keqinterpretuar ndonjë prononcim nga Berlini.

Ky nuk është as argument, as seriozitet i një Kryeministri për te mbrojtur një projekt, sado i dobët, i pa dobishëm, apo i dëmshëm qofte ai.

Ne fakt thelbi i atij mesazhi te shkurtër nga Berlini është i kunderti.

Ai bazohet e përmend Procesin e Berlinit te Mergel me kater lirite europiane te tij, si nje projekt bashkepunimi i te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor me pikesynim perbushjen e standarteve te integrimit, jo si nje “trio sekt” nen lidershipin Vucic.

Dhe Berlini perseriti qarte se kushtet e integrimit ngelin te njejtat, pra permbushja e standartave europiane ne menyre individuale nga cdo vend.

Por pavaresisht edhe nga kjo, vleresimi perfundimtar duhet bere nga ne vete, qe kemi te vetmen perspektive egzistence, integrimin europian.

Ka pasur edhe vite me pare nisma jo krejt ne perputhje me kete aspirate, per te krijuar nje “zone jashte e afer BE”, nje “treg afer tij, por jo pjese integrale”, etj.

Kemi pasur vizionin e kembenguljen per te argumentuar vetem per nje obsion te pranueshem, integrimin e plote te Shqiperise ne BE, dhe kemi patur sukses.

Te mos luftosh per kete zgjidhje te vetme historike, apo dhe me keq, te behesh tellall i nismave te tjera me rol paresor Serbine, vecanerisht tashti qe ajo ka firmosur Traktatin e Unionit EuroAsian me Mosken, do te thote te lekundesh aspiraten tone e te Rajonit.

Te ndermaresh keto hapa nen frymen e mareveshjes okulte Vuciciane te Novi Sadit mbi reminishencat e “Serbise se Madhe”, duke lene ne hije Kosoven, pavaresisht sofizmave te perdorura, eshte nje mekat kombetar.

Ne keto kushte, nqs do te tentohet me shume kujdes te realizohet nje marrëveshje reale e re per nje bashkepunim rajonal, qofte dhe nje lloj “tregu”, ajo duhet ndertuar me Brukselin mbi Procesin e Berlinit, CEFTA etj. e nuk mund te implementohet pa te gjitha vendet e Rajonit, si te barabarta e te njohura midis tyre.

Me domosdoshmerine e pershpejtimit te integrimit europian, me realitetin e ri te Serbise ne EuroAsian, pra me Mosken brenda, nje shtyse e tille kerkon te perfshihen, qofte edhe si pjesemarese-garante ne ate, vendet rajonale ne BE, Greqia pa asnje dyshim, por dhe Italia, me rolin e garancite e saj.

Ndryshe se paku do te mbetet nje “projekt” i pa dobishem, qe krijon konfuzion e ngateron objektivat tona madhore…, por e keqja mund te shkoje shume me larg.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *