Rama komenton situatën në PD dhe flet për qeverisjen e tij: Edhe ne jemi për t’u kap me shpulla ndonjëherë, por…






Edi Rama-largimiKryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me ish-kreun e qeverisë, Sali Berisha.

Për Ramën nga PD-ja duhet të largohen të dy dhe jo vetëm njëri prej tyre. “ Duhet të ikin të dy ata, jo vetëm njoni. Duhet të hapet brava dhe duhet fut vareja në magazinë. Të bëjmë pak humor, qeshim se nuk qajmë dot për atë hall. S’na takon neve të qajmë me atë hall”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet, Rama tha se edhe ai dhe qeverisja e tij kanë probleme dhe siç tha ai “janë për t’u kap me shpulla”, por shtoi se më të mirë se ata nuk ka.

“Ne më të mirët nuk jemi, por ndodh që edhe ne jemi ndonjëherë jemi për t’u kap me shpulla, por më të mirë se ne, jo nuk ka jo. Kështu që të sjellim rrugën e Arbrit këtu, ky është objektivi. Se është vërtetë tani, ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë, kjo është e rëndë, dhe do ta përballojmë disa kohë.

Klosi ishte si xhep fallco, si ky i imi, por s’e fut dot dorën, tani Klosi është bërë destinacion. Ju jeni bërë si me thënë po shkoj në Klos me marr avionin. Por kjo është vetëm për disa kohë, por ne e kemi filluar projekt idenë, por nuk do t’i ndahemi deri sa ta sjellim këtu avionin”, tha Rama nga Dibra.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.