Rama: Mbërrijnë në Shqipëri mbi 16 mijë doza Pfizer/ Manastirliu dhe ambasadori Soreca në aeroportin “Nënë Tereza”








16,380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga kontrata e qeverisë me Pfizer, si pjesë e mbështetjes së BE, të siguruara nga qeveria austriake.

doza doza

Lajmi bëhet me dije nga vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“⁠Aeroporti Nënë Tereza – 16,380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake. 1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori Luigi Soreca dhe Ambasadori Christian Steiner në Aeroportin “Nënë Tereza” “, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet: “Me AmbasadorinLuigi Soreca dhe Ambasadori Christian Steiner në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku sapo kanë mbërritur 16,380 doza të vaksinës Pfizer, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake“.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.