
Sekretari për Diasporën i demokratëve, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social Hoxha shkruan se përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, e cila është dita e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës komuniste.
“Me 8 dhjetor Rama mbledh kongresin e PS. Pervec simboleve, logos, tashme Rama do ti “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin ditën e rinise qe shënoi fillimin e rrëzimit te diktaturës komuniste!”, shkruan Hoxha.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al