“Rama më mori pronën sikur të isha më krimineli i Shqipërisë”- Qytetari i ankohet Bashës. Kryedemokrati: Familja e tij janë oligarkët, e imja jeni ju!

SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot takimet në qytetin e Vlorës, ku është pritur nga qindra qytetarë, që brohorisnin fjalët: “Rama ik”.

Një qytetar i revoltuar i shprehu kryedemokratit shqetësimet e tij, teksa i rrëfeu se i kanë prishur pronën që e kishte me hipotekë dhe i ka hequr familjen nga puna.

Kreu i selisë blu i tha qytetarit se: “Familja e Edi Ramës janë oligarkët, ndërsa familja ime jeni ju”.

BISEDA

Qytetari: O kryetar do fitosh edhe mandatitn këtu. Edi Rama më maskarai që ka Shqipëria. Na vodhi pronat. Më hoqi nga puna, mua dhe familjen time. O Lulzim nuk të gënjen vëllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë.

Prona ime me hipotekë ma prishi dhe ua dha oligarkëve, ai zuzari. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Mua të parit në Shqipëri ma prishi. Unë as kam vjedhur as jam marrë me drogë.

Lulzim Basha: Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Në 25 prill ne të gjiuthë bashkë do ta largojmë atë.

Qytetari: Do ikë o vëlla!





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *