Rama: Nëse nuk sigurojnë dozat, do vaksinojmë 11 mijë mjekë e infermierë nga Kosova. Kemi çarë bllokadën e tmerrshme…

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Kukësi se nëse Kosova nuk siguron vaksinat anti-Covid, Shqipëria do të vaksinojë 11 mijë mjekë dhe infermierë të sistemit të tyre shëndetësor. 

rama01

Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. I kam thënë Blerimit (Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës) që jemi gati të vazhdojmë.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe menjëherë do të shkojmë më tutje. Mjekët, infermierët e Kosovës ne nuk do ti lëmë vetëm. Inshalla se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse nuk do të bëhet e mundur me vaksinat që do të marrë vetë Kosova“, tha Rama.

Në Kukës ka nisur imunizimi i grupit të parë të punonjësve të shëndetësisë nga Kosova, ku në total këtë fundjavë do të marrin dozën anti-Covid 500 mjekë e infermierë. Një hapësirë e veçantë është krijuar në ambientet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, ku sot ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *