Rama niset nga Turqia drejt Hungarisë, ndalesë edhe në Bullgari/ Kryeministri kthehet ditën që votohet për shkarkimin e Metës






Pas vizitës dyditore në Ankara, kryeministri Edi Rama është nisur këtë të hënë drejt Budapestit, ku do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare.

edi rama

Mësohet se në fokus të takimeve do të jetë procesi i integrimit europian të vendit dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve. Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare do të vijojë takimet në Bullgari.

Ky vend po mban pezull procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe historinë.

Edi Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Sjellim në vëmendje që më 28 maj Komisioni Hetimor miratoi në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të presidentit Ilir Meta.

Raporti i ka kaluar tanimë Parlamentit dhe pritet që të mërkurën deputetët të shprehen me votë për shkarkimin ose jo nga detyra të kreut të shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *