“Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën”/ Dështon mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias! Gjekmarkaj: Situatë absurde, mazhoranca nuk u paraqit sepse…





Edhe gjatë ditë së sotme kanë dështuar Komisionet Parlamentare, pasi mazhoranca nuk është paraqitur fizikisht në ato komisione që drejtohen nga demokratët.


Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj në një deklaratë për gazetarët tha se Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën.

Sipas tij, të gjithë deputetët e opozitës do vazhdojnë të jenë prezent në komisione, ndërsa u shpreh se mazhoranca nuk paraqitet sepse kërkon të mos përballet problemet që ka arsimit.

“Opozita u paraqit në sallën e komisionit të Edukimit dhe Medias, u paraqit sipas kushtetutës, u paraqit për të respektuar parlamentarizmin. Por siç e shihni gjendemi përballë një situatë absurd. Mazhoranca nuk u paraqit sepse nuk do përballje me opozitën. Ata nuk duan të diskutojnë për çështjet e arsimit në Shqipëri. Ata nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen. Kanë shumë gjëra që ata duan ti kalojnë.

Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra e 25 prillit. Opozita është këtu për te mbrojtur Kushtetutën. Opozita nuk lutet, nuk është e vogël, opozita përfaqëson shumicën e popullit.

Në do jemi këtu për tu përballuar me regjimin, të jeni të sigurt që Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën”, tha Gjekmarkaj.

Po ashtu ai bëri të ditur se ky komision nuk u konstituua për shkak të mungesës së kuorumit. Ndërsa një thirrje kishte për Kryetaren e Kuvendit.

“Komisioni nuk u konstituua sepse opozita nuk ka shumicën, duhet kuorimi i nevojshëm në bazë të ligjit por opozita u paraqit aty në mënyrë që të fillonte punën normalisht. Pjesëtarë të maxhorancës, siç ju e patë, nuk erdhën sepse kanë urdhër që të mos vijnë.  Unë përfitoj nga mikrofonat tuaj, kolegë të nderuar, t’i bëj thirrje kryetares së Parlamentit, znj.Lindita Nikolla, të mos bëhet thjesht certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, të mos e konsiderojë atë një benefaktor për vendin e kryetares së Parlamentit, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizmit shqiptar, Pjetër Arbnorin, Servet Pëllumbin; jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentat të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit”, u shpreh ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *