“Rama nuk e çan kokën për kulturën, e mendon vetëm kur hap ekspozita jashtë vendit”, Zekthi: Kriteri për emërimin e ministrave…

rama nuk e can koken per kulturen e mendon vetem kur hap ekspozita jashte vendit zekthi kriteri per emerimin e ministrave
rama nuk e can koken per kulturen e mendon vetem kur hap ekspozita jashte vendit zekthi kriteri per emerimin e ministrave

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Ministrisë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin dhe emërimin e Blendi Gonxhes në krye të saj.

Zekthi u shpreh se kriteri i vetëm që ka Rama për zgjedhjen dhe emërimin e ministrave është raporti dhe mendimi që kanë këta të fundit për kreun e qeverisë.

Ai theksoi se Rama është një person që “nuk e çan shumë kokën” për kulturën dhe se kreu i qeverisë mendon për këtë të fundit vetëm duke hapur ekspozita për veten jashtë vendit.

“Rama nuk ka një vizion të qartë të qeverisjes, përveç atij të korrupsionit, vjedhjes dhe promovimit të njerëzve jo politikë. Ai është një njeri i dështuar tërësisht dhe për pasojë është e vështirë të gjejmë se si ai merr vendimet. Gjëja e parë që vihet re është mendja tipike totalitare që kërkon të duket sikur jemi gjithë kohës në fushatë.

Blendi Gonxhe është zhdukur nga politika shqiptare që në vitin 2001 kur u përmbyt diga e Tiranës dhe u largua nga detyra. Tani rikthehet në majë të politikës duke u bërë ministër për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin. Kriteri me të cilin Rama zgjedh njerëzit është nga mendimi dhe raporti që kanë ata për Ramën. Të duket Rama njeri që i duhet vendit… A janë këta besnikë dhe të verbër që nuk ngrejnë zërin? Kjo është detyra e tyre.

Rama kurrë nuk shpjegon pse largohet një njeri. Asnjë shpjegim nuk ka. Edhe ministra të rëndësishëm janë larguar pa shpjegim. Kryeministri ka detyrë të shpjegojë pse ndërmerren këto veprime. Rama dhunoi qytetarët duke shembur teatrin natën në kohë pandemie. Ai nuk e çan shumë kokën për kulturën. Është një kryeministër që mendon për kulturën duke hapur ekspozita për veten jashtë vendit. Të gjithë ministrat janë zëvendës apo zëdhënës të Ramës me përjashtim të Ballës që ka një profil të lartë politik”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts