“Rama nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave”/ Basha flet për incidentin në Elbasan: Kontrollon çdo gjë dhe përsëri…! Ja si përgjigjet për një koalicion PD-PS

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra foli për incidentin në Elbasan, ku tha se Rama pavarësisht se kontrollon çdo gjë, përsëri nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave.

basha

I pyetur nga gazetarët, për deklaratat e Ramës se është i lidhur me zinxhir nga Berisha dhe Meta, Basha tha se kryeministrin e ka kapur dëshpërimi i humbjes.

Në mënyrë kategorike, Basha përjashtoi mundësinë e një koalicion PD-PS. Ai tha se në 25 prill Rama do të humbasë dhe ai do të marrë drejtimin e qeverisë.

RAMA I LIDHUR ME KRIMIN

“Sa i mjerë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes. Është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe korrupsionit tash dhe 8 vjet. Është strumbullari i çdo të keqe që ka pësuar Shkodra dhe Shqipëria.  Ditë për ditë mbjell vrer, kjo është alternativa e Ramës. Alternativa ime është ajo e shpresës, e ndryshimit dhe e shërbimit ndaj çdo shqiptari”.

KOALICION ME RAMËN?

“Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të mos bëjnë atë që do të bënte çdo shoqëri normale. Shqiptarët janë normal me qeveri jo normale.  Rama do të largohet dhe unë do të qeveris vendin”.

INCIDENTI NË ELBASAN

“Edhe këto ditë të fundit para se shqiptarët ta largojnë me votë referendar, ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelet. E patë ç’ndodhi në Elbasan. Ai ka policinë, ka shtetin, kontrollon cdo gjë dhe prapë nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave. Festën e prishën politikanet e lidhur me krimin, që në 25 prill do të largohet me votë”.

LISTA E PD

“Ekipi ynë është ekipi i fitores, eshtre i kompletuar me mijëra të tjerë që marrin përsipër të qeverisin si një shërbim për njerëzit”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *