“Rama nuk përfaqëson as të majtën dhe as të djathtën”/ Mediu: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e Kodër Kamzës.

mediu1

Gjatë këtij bashkëbisedimi Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për ti dhënë fund krimit dhe padrejtësive.

Kandidati Mediu i ftoi qytetarët që të analizonin 8 vitet e kësaj qeverie dhe regresin që Shqipëria ka pësuar, gjë që tregohet qartë me emigracionin ku 74% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi dhe  mbi 90% e atyre që studiojnë jashtë  nuk duan të kthehen më.

“Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar mirëqenien dhe lumturinë tonë, na i ka falur Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng as te Edi Rama dhe te asnjë politikani tjetër. Prandaj është momenti që të reflektojmë të gjithë, të majtë dhe të djathtë, sepse po jua them me bindje që Edi Rama nuk përfaqëson as të majtën, as të djathtën, por kultin e njerëzve të cilët nuk njohin asgjë tjetër përvecse korrupsionit, krimit, pushtetit per interesat e tyre korruptive.” u shpreh Mediu.

Mediu pohoi vështirësinë në të cilën gjendet vendi dhe rëndësinë e madhe që kanë qytetarët për të vendosur për të ardhmen, progresin dhe dinjitetin. Ndër të tjera ai pohoi se shqiptarët meritojnë një kryeministër dinjitoz, që nuk shan dhe fyen por që mendon për cdo shqiptar dhe të mirën e vendit.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *