Rama nuk pranon heqjen e taksës së naftës, Petrit Vasili: Kanakar i oligarkëve, e kanë kapur në vend të keq






Kryeministri Edi Rama nuk pranon që të heqë taksën e naftës dhe kjo sipas numrit dy të LSI, pasi atë nuk e lënë oligarkët. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama është kanakar dhe një zorrë qore e tyre.

rama vasili

“Po është fakt që Edi Ramës nuk ja mban nga oligarkët, se përndryshe do ti kishte kallëzuar penalisht oligarket, qe nga 280 leke litri i naftes nga frika e protestave e ulen brenda natës ne 220”, shkruan Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, ashtu si Edi Rama grabite miliona euro me rindërtimin dhe me pandemine me qindra tendera sekrete, tani po vjedh me frontin me te ri te vjedhjes me luften.

Postimi i plotë i Vasilit

 Edi Rama kanakari i oligarkeve!

Sic rrembeu e vodhi me termetin dhe pandemine ate qe do te beje dhe tani me luften!

Rama i tradhetoi prape qytetaret si zgjatim poshterues i oligarkeve te naftes!

Edi Rama tha sot, qe ai nuk guxon ti heqe asnje takse naftes.

Rana kanakari i oligarkeve tha:

“Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu”.

Dhe s’mund te ishte ndryshe se Ramen e kane kapur ne vend te keq oligarkët.

Kurse Maqedonia hoqi akcizen e naftes megjithese kishte çmim shume me te ulet se ne.

Pra ky kryeminister eshte thjesht nje zorre qorre e oligarkeve.

Po eshte fakt qe Edi Rames nuk ja mban nga oligarket, se perndryshe do ti kishte kallzuar penalisht oligarket, qe nga 280 leke litri i naftes nga frika e protestave e ulen brenda nates ne 220.

Edi Rama ka marre borxh qindra milione euro borxh per energjine elektrike dhe korrupsionin gjigand te OSHE rilindase.

Ndaj asgje s’ka bere per energjine elektrike perveçse i ka vjedhur shqiptaret dhe e ka perdorur energjine elektrike dhe varferine per te blere vota.

Qumeshtin dhe qindra tonë perime e fruta, qe hidhen rrugeve dhe kalben Edi Rama nuk i sheh se eshte shume i gezuar, qe shiten me bollëk produktet serbe.

Te gjitha çmimet jane rritur ne menyre skandaloze pa pas asnje lidhje me luften.

Vazhdo Edi Rama grabit, vidh dhe paguaj inceneratoret kur shqiptaret nuk kane buke tu japin femijeve.

Shqiptaret kane shume te qarte se kane vetem nje spekullant lufte ne krye te qeverise, qe eshte çadra qeveritare e spekullanteve te tjere te pashpirt.

Per ty Edi Rama fatkeqesite nuk jane moment pikellimi e deshperimi, por gezim i madh si mundesi per te grire qindra milion euro.

Edi Rama siç grabite miliona euro me rindertimin dhe me pandemine me qindra tendera sekrete, tani po vjedh me frontin me te ri te vjedhjes: me luften.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.