Rama nxjerr videon dhe jep lajmin: Sot nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë








Sot do të nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

 

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video, me disa nga rrugët, që janë ndërtuar nga qeveria e tij.

“Mirëmëngjes dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shkruan Rama.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *