“Rama nxori Beqajn para Macron-it për të firmosur”, analisti Sulo: SPAK po heton me frena dore, ku rrezikohet qeveria nuk prekin

rama nxori beqajn para macron it per te firmosur analisti sulo spak po heton me frena dore ku rrezikohet qeveria nuk prekin
rama nxori beqajn para macron it per te firmosur analisti sulo spak po heton me frena dore ku rrezikohet qeveria nuk prekin

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Duke thënë se ky institucion “po heton me frena dore”.

Sulo u shpreh se SPAK po vepron në këtë mënyrë “për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet”.

Ai shtoi se inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur, ndërsa shtoi se emri i ish-ministrit Ilir Beqaj doli vetëm pas ndërhyrjes së Altin Dumanit.

Sulo rikujtoi episodin gjatë vizitës së Presidentit francez Macron, kur Rama “nxori Beqajn, i cili sot është nën hetim, para liderit të Francës për të firmosur”.

“SPAK po heton me frena dore, për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet. Në këto dosje kemi Bllakon, Rrjepajn, Rrapajn, Tushin si kokat e inceneratorëve dhe sterilizimit. Inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur.

Sterilizimin ka dalë dhe e ka mbrojtur edhe 1 muaj më parë dhe ka thënë se është sukses. Këto janë edhe shtyllat e programit të qeverisë dhe nuk preken aq sa për të shkaktuar tronditje të qeverisë. Mendoni se Lefter Koka ishte koka e inceneratorëve? Apo te sterilizimi Rrjepaj e Rrapaj ishin dy autorët ekzekutorët dhe të vetmit përgjegjës? Ata kanë udhëtuar me Beqajn dhe ai thotë nuk i njoh.

Sot ka pasur lëvizje për një hetim mbi depot farmaceutike, por në 2020-ën është çuar në SPAK dosja për sterilizimin. Kur shkoi dosja për hetim nuk përmendej fare Beqaj. Ndërhyri Dumani dhe thotë se kjo e fundit është marrë në konsideratë për të marrë Beqajn në hetim. Rama e nxori para Macron-it për të firmosur para pak kohësh.

Aty ku rrezikohet zemra e qeverisë nuk prek SPAK, prek opozitën sepse është e dobët dhe ata që lëshon Rama”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts