Rama paralajmëron socialistët: Në sektorin publik ka injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre






Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste do të shënohet një hapje e re për qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar socialistët se në sektorin publik ka injorant që për interesa personale po i pijnë gjakun PS-së.

Edi rama-fjalimi-Gramoz-Ruci1

Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryeministri Rama tha se populli tashmë nuk do të dëgjohet vetëm një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit.

Duhet që mandati i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, port ë paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime olitike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë poo se jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë’’, tha Rama.

Sipas tij, në sektorin publik ka ende arrogantë, injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre.

Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë. Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS. Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes  të qenit socialist apo tradhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë”,  tha Rama.

Kryeministri theksoi se përballë arrogantëve që u përplasin derën në fytyrë, qytetarët kërkojnë një shteg për të ikur nga Shqipëria.

Nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata që janë jashtë të rikthehen në Shqipëri, por kushdo që do të kthehet do jetë i mikëpritur me krah hapur. Duhet të kryejmë një metamorfozë të administratës, në një administratë hibride, ku prania fizike të mos jetë e domosdoshme, por të kombinohet me teknologjinë. Mund të bëhet një potencial i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *