Rama përfundon turin e vizitave në kryeqytetet ballkanike me takimin me Vuçiç. Kryeministri i Kosovës “i mbylli derën”

Përfundoi me vizitën në Serbi, turi i ballkanik i kryeministri Rama, i cili ne fokus kishte përgatitjet për samitin e radhës në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri. Të gjithë vëmendjen e këtij turi e mori refuzimi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri takimit me kryeministrin Rama në Prishtinë. Turi i kryeministri Rama nisi me një vizitë në Shkup ku u takua me homologun nga Maqedonia e Veriut Dimitar Kovacevski. Gjate konferencës për mediat ne Shkup, kryeministri i Shqipërisë i dërgoi një mesazh kryeministrit Kurti, duke i kërkuar te mos harrojë kanunin sipas të cilit Shqiptari edhe armikun e pret në shtëpi.

Megjithatë kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë nuk u prit nga kryeministri Kurti. Ai zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani, dhe kreun e kuvendit Glauk Konjufca. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi përmes një komunikate për media se me kryeministrin shqiptar Rama kishte diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë e rajon, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Pas takimit me Konjufcën, Rama beri të ditur se nuk do të mbante një konference për mediat duke qene se nuk e kishte homologun e tij aty.

Ndalesa e radhës së kryeministrit Rama do të ishte Bosnja Hercegovina ku zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të këtij vendi Borjana Kristo. Gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, Rama kërkoi që të zbatohet marrëveshja e Berlinit, sidomos ajo për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi ka theksuar se është e pakuptimtë që të ketë problematika të kësaj natyre.
Përgjigjen për mungesën e një takimi me kryeministrin Kurti ne Prishtine, kryeministri Rama do ta jepte nga Mali I Zi ku u prit nga kryeministri Dritan Abazovic.

Rama deklaroi nga Podgorica nuk është ndier i fyer që homologu i tij, Albin Kurti, nuk e pranoi në takim sepse ne Prishtine nuk kishte shkuar për t’u martuar me Albin Kurtin. Situata ne Kosove ishte në fokus të kryeministrit Rama gjatë ndalesës së fundit të turit të tij ballkanik ne Beograd. Rama theksoi gjate takimit me Vuçiç se dialogu është e vetmja mënyrë për të shkuar përpara duke e vënë theksin tek rëndësia e planit franko-gjerman. Rama tha se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

Vuçiç nga ana e tij deklaroi se nuk dëshiron konflikt si çdo njeri normal, por shtoi se nuk e ka parë propozimin e kryeministrit Rama rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë por insistoi se statuti i Asociacionit i takon vetëm ekipit menaxhues qe ta përpilojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts