“Rama po gëzon mandatin e tretë, me cubat e vet!”- Gjekmarkaj për raportin e ODIHR: Konfirmoi masakrën zgjedhore, u lejua vjedhja me bekim ndërkombëtar








gjekmarkajDeputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur raportin e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit si “më të ziun pas 30 viteve pluralizëm”.

Gjekmarkaj thekson se raporti konfirmoi shqetësimet e ngritura nga opozita, por sipas tij “Rama është në pushte duke gëzuar mandatin e tretë me cubat e vet”.

Në komentin e tij deputeti i zgjedhur i Lezhës shton se “mandati u lejua të vidhej me bekimin e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij kancelaritë e mëdha nuk pritën raportin e ODIHR, por sipas tij “uruan qeverinë për fitoren”.

“Më i zi pas 30 vjetësh pluralizëm nuk mund të ishte sesa kaq raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 25 Prillit !! Ai konfirmoi gjithçka konstatoi Opozita, media, individualitet e shumëkush tjetër mbi inxhinierinë elektorale që tjetërsoi vullnetin popullor!  Shteti i Edi Rames është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend, rrëmbyesi i tyre me të gjitha pikat që OSBE rendit!! Por Edi Rama është në pushtet duke ju gëzuar mandatit të tretë me cubat e vet.

Një mandat që u lejua të vidhej me bekim ndërkombëtar, pra kemi një regjim me bekim ndërkombëtar ! Situata është paradoksale ! OSBE organizata më prestigjioze ndërkombëtarë për zgjedhjet i jep të drejtë Opozitës ndërkohe që disa kancelari kryesore nuk e priten këtë raport por uruan qeverinë për “fitoren”  pa shumë vonese !

Ne si opozitë nuk mund ta shmangim këtë fakt me heshtje ! Ne duhet ta zbardhim atë, të përmirësojmë marrëdhëniet tona me fuqitë aleate e mike SHBA-BE, duke gjetur ku kemi gabuar që u ndëshkuam kaq rënde !

Vetëm e vërteta na ndihmon të dalim nga paradoksi ! Ne e kemi jetike këtë. Zgjedhjet u vodhën me sy shkelje ndërkombëtarë !! Pse ?? Ta gjejmë këtë duke parë thellë nga vetja, duke ndryshuar ndaj tyre pa humbur dinjitetin por edhe përkundrejt shoqërisë shqiptarë e cila duhet ftuar në rezistence! Raporti i OSBE ja jep këtë kartë morale Opozitës në teori, detyra jonë është ta fitojmë  edhe praktikisht  !! Zgjedhjet janë vjedhur ! Hajduti na shet mend ! Ne na ndihmojnë parimet dhe vlerat për të rigjetur aleatet e shumë më tepër për ti prirë shoqërisë në rrëzimin e një regjimi me fasade alegre !

Shqipëria dhe shoqëria po na vëzhgojnë ne Opozitën e Shqipërisë, Viktimën e 25 Prillit si shikim të vetvetes po kaq e në mos më tepër viktime! Ne kemi detyrën t’ju ofrojmë atyre një gjë të madhe, ndryshe, morale, solemne, te vërtete për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme si alfa e demokracisë e progresit, si një e drejtë historike që i detyron ndërkombëtaret ta nxjerrin popullin shqiptar nga kafazi i paradoksit me “bekimin” qe tanimë është “mallkim” !!”, thekson Gjekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *