“Rama po përgatit një territor të sigurt për grupet kriminale”-Salianji kundër legalizimin e kanabisit: Askush s’mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka personale









Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër nismës së qeverisë për legalizimin e kanabisit. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se në mënyrë të padrejtë Rama po ia faturon shqiptarëve diçka që e ka krejtësisht personale.

SALIANJI

Sipas deputetit demokrat, e gjithë kjo që Rama e paralajmëroi vendim të parashpallur është përgatitje e territorit për grupet kriminale.

“Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po përgatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis”, shkruan Salianji.

REAGIMI I ERVIN SALIANJIT

RAMA FATURON PADREJTËSISHT SHQIPTARËT PËR  KANABISIN!

Kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Edi Rama. Sot me një vendim të parashpallur, Edi Rama i tha shqiptarëve se do të lejojë përdorimin e kanabisit mjekësor. Njeriu që për 8 vite kanabizoi çdo pjesë të territorit! Njeriut që i janë faktuar lidhjet me grupe kriminale dhe për këtë ka dhe drejtues pas hekurave të përfshirë në çështjet e trafikut të narkotikëve. Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po përgatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis. Në 8 vite, Partia Demokratike dhe ne si ligjvënës kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në trafikun e leëndëve narkotike. Ndaj sot askush nuk mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka të gjithën personale!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.