Rama pritet me nderime ushtarake në Francë, agjenda e kryeministrit shqiptar

rama pritet me nderime ushtarake ne france agjenda e kryeministrit shqiptar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Francë, në kuadër të një vizite dy ditore, me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron. Kreu i qeverisë shqiptare pritet me ceremoni shtetërore nga Macron.

Rama dhe Macron pritet të takohen së bashku. Gjatë vizitës në Paris, Rama do të zhvillojë disa takime që kanë në qendër promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Agjenda do të vazhdojë, teksa në orën 16:00 do ketë takime me STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, por edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Edi Rama2
Edi Rama2
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts