Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook ka ndarë disa momente nga një takimi që ka zhvilluar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun.
Rama shprehet se në fokus të këtij takimi ka qenë transformimi i plazhit Rana e Hedhun për të kthyer në një destinacion turistik.
STATUSI:
Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje
(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al