“Rama shpreson që të ketë një përplasje të PD me SHBA, por…”/ Gjekmarkaj komenton shpalljen ‘non grata’ të Berishës: U shokova kur e dëgjova






Gjekmarkaj

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke komentuar vendimin e DASH për shpalljen non-grata të Sali Berishës familjarisht në SHBA, u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” se impakti i parë që ka pasur pasi dëgjoi lajmin ishte ‘shokimi’.

“Më i fuqishëm është Amerika, dita e pardjeshme ishte e keqe. U shokova kur e dëgjova lajmin, në momentin e parë ishte e pabesueshme”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse “duhet të themi që Edi Rama është njeriu që i shkon deri në fund planeve të tij, gjithmonë fiton?”, Gjekmarkaj u shpreh:

“Nuk dua të abuzoj me Ramën në këtë rast, por hamendje të shumta mund të çojnë që ai ka pasur dorë. Unë nuk do ia bëja asnjëherë kundërshtarit tim atë. Janë disa kufij që mbase s’duhen tejkaluar asnjëherë. Nëse z. Rama ka dorë, i bie që fuqia e tij lobuese negative është vërtetë e admirueshme. Unë pres që DASH të na japi fakte dhe prova, do doja që këtë kauzë ta fitonte Berisha. Rama ka një marrëdhënie të mirë me familjen Soros dhe kjo familje është me ndikim”.

Gjithashtu, Gjekmarkaj ka treguar se si ka ndikuar shpallja non-grata e Sali Berishës dhe humbja e zgjedhjeve tek PD.

“Kjo është një kohë dilemash dhe situatë paradoksi sepse opozitës i janë vjedhur zgjedhjet por kjo s’do të thotë që opozita s’ka një mbështetje të madhe popullore.

Qytetarët e dinë që janë vjedhur zgjedhjet. Është penguar ndryshimi në këtë vend dhe Edi Rama e di këtë, është i shqetësuar për këtë. Tani ndodhi kjo e shpalljes non-grata të Berishës. Ai shpreson që të ketë një përplasje të PD me SHBA, por kjo s’do ndodhi”, tha Gjekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *