Rama sulmon Metën dhe Berishën para ambasadorëve: Figurat më të dyshimta të së shkuarës gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime me sfurqe apo rikthime në skenë









Kryeministri Rama sulmoi Presidentin Meta dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, se bëjnë kërcënime groteske në emër të pastërtisë dhe dinjitetit.

rama meta berisha 1.1

Gjatë fjalës së tij në darkën tradicionale të Vitit të Ri me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, Rama doli për progresin e Reformës në Drejtësi. “Të marrim Reformën në Drejtësi. Bëmë gjithçka u desh për të nisur Reformën e Drejtësisë pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot në një mjedis armiqësor e herë-herë edhe të rrezikshëm politikisht, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicionit tonë. U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë se sa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirshme, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pafund që të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë përpara ligjit. Duhet durim, shumë më tepër se sa i ka mbetur këtij kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës, gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë, në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë”, tha Rama.

KORRUPSIONI

Kreu i qeverisë përmendi arritjet e reformave që synojnë luftën kundër korrupsionit. “Të marrin luftën kundër korrupsionit. Kërkon vullnet politik dhe po, ne e kemi. Kërkon reforma në të gjitha fushat dhe po, i kemi ndërmarrë që të gjitha. Kërkon modernizim sigurisht dhe po, po punojmë pa pushim për këtë gjë. E megjithatë, kërkon së pari e mbi të gjitha, një sistem të pavarur plotësisht funksional drejtësie, ndërkohë që çka mund të bëjmë hëpërhë, teksa presim që përfitimet e Reformës në Drejtësi të materializohen si e sa duhet, është të shfrytëzojmë teknologjinë e reja dhe digjitalizimin, i cili mund t’i ndihmojë vendet në zhvillim, të kapërcejnë vetëm në pak vite nga një epokë në tjetrën.

Por, zor se kjo është sidoqoftë e mjaftueshme për t’i lehtësuar njerëzit nga presioni i padurimit në rritje, nga frustrimi i kohës që ikën, pavarësisht ndryshimeve të padiskutueshme që ne vazhdojmë të bëjmë. Le të marrim modernizimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor, të arsimor apo të administratës publike. Kemi bërë më shumë në tetë vjet se sa në dekada të tëra, por si mund të jetë mjaftueshëm kur bota në të cilën jetojmë është kaq e ndërlidhur dhe shqiptarët janë kaq të ndërthurur me botën, sa që qeveria është e dënuar të krahasohet me Bashkimin Europian fqinj, ku kujdesi shëndetësor, sistemet e arsimit, administrata publike, janë ndërtuar shumë e shumë kohë përpara se sa në Shqipëri të kishte shtetin e saj”, tha Rama.

MANDATI I TRETË

Duke folur për mandatin e tretë qeverisës, Kryeministri tregoi dy anët e fitores. “Fitorja e një mandati të tretë rekord nuk më bëri të ndjehem i pamposhtur, por më i përulur se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë, të cilët na e dhanë besimin mua dhe partisë time, ndërkohë që me plot të drejtë presin më shumë prej nesh. Më lini të rrëfehem, për mua personalisht, fitorja ishte njëkohësisht e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend të përndjekur ende nga e shkuara, ku lajmësi duhej vrarë përpara se sa të dëgjohej mesazhi e ku kundërshtari politik ende shihet, jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik që duhet shkatërruar.

Pas një fitoreje të tillë, më përndjek më shumë se asnjëherë më parë, pafuqia e pushtetit për të ecur aq shpejt sa do të duhej me modernizimin e një vendi, i cili humbi aq shumë dekada përmes diktaturës e më pas rrumpallës, varfërisë absolute e më pas korrupsionit, nga shteti njëpartiak e më pas nga keqqeverisja. Kur këqyr shpejtësinë frenetike të kalimit të kohës në detyrë përkundrejt shpejtësisë së mundshme të ndryshimit në vend, ndihem tejet i sëkëlldisur. E di që ritmi i ndryshimit nuk mund të jetë kurrë mjaftueshmërisht aq i shpejtë sa duhet për t’iu përgjigjur vorbullës së dekadave të mbushura me aspirata që u rritën si dëshira të penguara”, tha Rama.

NEGOCIATAT

Kryeministri tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kërkesat e Brukselit për të zhvilluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare, por vendimi nuk varet më nga Shqipëria. “Le të marrim BE-në. Kemi bërë gjithçka duhej, sërish e sërish, për të na dhënë dritën jeshile për hapin tjetër dhe sërish e sërish, na kanë penguar forca që janë përtej kontrollit tonë. Ky është një fakt jetësor dhe ndërkohë që ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, për ta bërë Shqipërinë çdo vit një shtet më të besueshëm, më funksional, më demokratik e më të ngjashëm me një anëtar të

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.