“Rama të mos fshihet pas kokave të prera”/ Deputetja e PD ngre dyshimet: Mirel Mërtiri i inceneratorëve në kërkim? Ja si donte t’i mbyllte gojën opozitës









Deputetja e PD-së, Ina Zhupa hedh dyshime se Mirel Mërtiri i përfshirë në aferën e inceneratorëve është person në kërkim.

zhupa-inceneratore-ramaDeputetja demokrate thotë se është gati për t’u përballur me Mirel Mërtirin, në seancën gjyqësorë të së premtes. Ajo shprehet se Edi Rama fshihet pas kokës së Mirel Mërtirit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

Po ashtu Zhupa deklaron se Mërtiri bëri gjithcka për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Mirel Mertiri beri gjithçka qe ti mbyllte gojën opozitës, duke na bërë padi civile e penale me te vetmin qellim qe ne te hiqnim dore nga interesi publik.

Unë jam gati për gjyqin që kam me të, të premten, ne orën 14:00, por mesa shoh ka shume mundësi qe në seance mos jetë Mirel Mertiri!!!

Mirel Mertiri mund te fshihet për pak, ashtu si Rama fshihet pas kokës se tij dhe bashkëpunëtoreve të tjerë në krim, por e kanë të kote!

Era e parave te qelbura qe kane lenë mbrapa, i ka tradhtuar dhe nuk kane shpëtim!”, shkruan deputetja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *