Rama thirrje të rinjve që largohen drejt Anglisë me gomone: Me ato 30 mijë paund mund të fitoni më shumë në Kukës, me punë të bardhë apo të zezë…









Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për emigrimin e të rinjve drejt Britanisë së Madhe në rrugë ilegale, me kamionë apo gomone.

Rama u shpreh se ata që paguajnë 30 mijë paund në kërkim të parajsës nuk kanë për ta gjetur ndërsa shtoi se me ato para mund të fitojnë më shumë në vendin tonë.

“Ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e emigracionit klandestin në kërkim të parajsës që nuk kanë për ta gjetur, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Le të shkojnë dhe

të pyesin. Ne jemi gati t’i mbështesim ata të rinjtë që duan të bëjnë agro turizëm në Kukës.

Fitojnë shumë më shumë se nga çdo punë në të bardhë apo të zezë në Angli. Nga ana tjetër është fakt që agro turizmi kudo po jep rezultat prë ata që e marrin përsipër”, u shpreh Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *