Rama, Zaev e Vuçiç “pijnë nga një gotë verë” për Ballkanin e Hapur, Presidenti i Serbisë: Nuk mund t’i ndaloni…





ramazaevvucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç beson se nisma “Ballkani i Hapur” do të ketë të ardhme.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç shkruan se askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët që duan të punojnë sëbashku pa pengesa dhe të cilët luftojnë për parimet mbi te cilat bazohet BE.

Në videon e postuar nga kreu i shtetit serb, shihet në një moment dhe takimi mes tij me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Ramën dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit.

Në një prej fragmenteve të shkëputura, shihet teksa krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor konsumojnë pije.

“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur” – jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të cilët luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave , shërbimet, kapitali dhe njerëzit” – shkruan Vuçiç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *