Rama zbulon emrat e ministrave që i kane thënë edhe ‘Jo’: Asnjëri nuk e dinte që do zgjidhej ministër, e mori vesh në Asamblenë e PS-së





rama asamble

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka një kontroll absolut mbi ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Në një intervistë për Opinion, Rama thotë se të gjithë ministrat, kanë kundërshtuar kreun e qeverisë për çështje të ndryshme, përveç ministres së re për Rininë dhe Fëmijët dhe atë të Sipërmarrjes, Bora Muzhaqit dhe Edona Bilalit.

Rama shprehet se edhe Ministja e re e Financave, Delvina Ibrahimi dhe Ministja e propozuar për Bujqësinë Frida Krifca i kanë thënë “Jo”.

“Përjashto dy vajzat që janë ministrja e re për Rininë dhe Fëmijët dhe ministrja e re për Sipërmarrjen që nuk kanë asnjë eksperienc pune, të gjithë ata dhe ato që i shikon atje, përfshirë dhe ministren e re të financave dhe Bujqësisë kanë thënë edhe jo. Ne bëjmë shumë diskutime por ndryshe nga e kaluara nuk bëjmë telenovela. Diskutimet janë të mbyllura dhe kanë shumë debat. Jo-ja lidhet me çdo rast kur ti diskuton me ministrat me grupe për një çështje që i lidh të gjithë bashkë ose veçanërisht. Unë mund të hyjë në diskutim me një mendje, dhe dal me një mendje tjetër sepse ata që kishim përballë më thanë jo” – tha Rama.

Kryeministri Rama ka sqaruar se largimi i Pandeli Majkos nga kabineti qeveritar nuk ka lidhje me kundërshtimet e tij.

“Asnjëherë nuk kemi pasur konflikt me Ditmir Bushatin. Rastet kur ministrat votojnë ndryshe, janë raste unikale në historinë e një parlamenti. Nuk është normaliteti. Ka një rast siç ishte ai i Pandeli Majkos për teatrin pasi ka një mendim të vetin për teatrin dem babadem. Nuk ka qeveri që propozon një ligj dhe ministrat e saj thonë jo. Kjo ndodhe vetëm kur ka ndonjë çështje të madh. Roli i ministrave nuk është ky. Nuk mund të thuhet që është rreziku, por nga ana tjetër thuhet që ska rrezik. Teatri iku dhe do fillojë i riu, ska lidhje largimi i Pandeli Majkos” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se asnjë prej ministrave të zgjedhur, nuk e dinte më parë se do t’i caktoheshin detyrat përkatëe.

Pyetje: Sipas informacioni, asnjë nga personat nuk e ka ditur që do ishte zgjedhur ministër. Është i vërtetë apo jo?

Rama: Patjetër. Asnjëherë nuk e ka ditur.

Gazetari: Po nëse dikush kundërshton.

Rama: Në rastin kur je në një qeveri koalicioni sigurisht që do flasësh. Në rastin se ke një shumicë të një partie, ti do diskutosh kur të marrësh një ministër jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar kanë detyrë, nuk mund të thonë nuk dua. Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje. Në këtë front beteje, kush është i mandatuar dhe ka ardhur për të përfaqësuar shumicën, e ka marrë përgjegjësinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *