Rama zbulon ku do të zhvillohet Samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”: Kosova dhe Mali i Zi janë të ftuara. Të gjithë do na bashkohen një ditë, por…









Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Ohër në datat 9-10 qershor. Ai u shpreh se të gjitha vendet janë të ftuara të marrin pjesë, mes tyre edhe Kosova apo Mali i Zi, kryeministri i të cilit është shqiptari Dritan Abazovic.

Rama u shpreh se një ditë të gjitha vendet do ti bashkohen nismës Ballkani i Hapur, por kush vjen me vonesë do të humbasë më shumë.

“Sa i përket Ballkanit të Hapur ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht që paralelisht me vazhdimin e rrugës së nisur ne jemi shumë të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen. Sepse Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues.

Duke folur për kryeministrin e ri të malit të zi, imagjinoni sikur t’ju thoshte dikush 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me gjashtë vende do kishte 3 kryeministra shqiptarë do thoshit …sot është realitet. 3 shqiptarë në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe.  Ashtu sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat në Evropën ecin përpara dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes. Kjo është pak por e sigurt. Ne do ta riftojmë Malin e Zi. I takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për ta bërë ftesën zyrtare sepse samiti i radhës do jetë në Ohër në 9-10 qershor. Edhe unë nga ana ime do bëj punën time që Dritani të jetë në tryezë. Ai ka qenë pozitiv ndaj Ballkanit të Hapur dhe me kënaqësi do ta prisnim. Por vjen Mali i Zi apo nuk vjen Mali i Zi, vjen Kosova apo nuk vjen Kosova Ballkani i Hapur do vazhdojë. Të gjithë do vijnë një ditë. Kush vjen me vonese do humbe me shume”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.