Ramos refuzon rinovimin e kontratës me Realin, zbulohen fjalët e presidentit Perez drejtuar spanjollit



Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serxhio Ramos me shumë mundësi do të largohet nga madrilenët këtë verë, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.

Serxhi Ramos

Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët dhe ka pasur dhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.

Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSG-ja me Liverpulin. Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *