Ramush Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Mos e mbajë më peng popullin, po i paguan borxhet Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti.

Haradinaj thotë se Kurti nuk duhet të mbajë më peng popullin, por të sjellë vaksina dhe jo të kandidojë ministrin e Shëndetësisë për kryetar të Prishtinës.

“Qeveria duhet të fokusohet në vaksinim, duhet të sjellë vaksina, të ketë plan për vaksinim, të mos e shpërfillë këtë gjendje në mënyrën se si e ka shpërfillur deri tash dhe si e ka shpërfillë me kandidaturën e ministrit të MSH-së për kryetar komune. Kjo gjendje tregon edhe joseriozitetin e shefit të Qeverisë dhe dëgjoj plotë që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, por faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e sheh të arsyeshme të kandidoj ministrin e shëndetësisë për kryetar komune. Nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, më mirë është të japë dorëheqje sot, mos me mbajt peng popullin dhe të mos i vonojë veprimet e duhura në lidhje me pandeminë”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj e ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj Serbisë duke deklaruar se po i paguan borxhet asaj.

“Janë mjaft situata kur Kurti po tregohet i pazoti me u përball me Serbinë, ose po i paguan borxhe Serbisë që ia ka Kurti. Për shembull nuk po flasim më për taksën që është heq, e reciprocitetin që nuk është vendos, por është çështja e rritjes së importit nga Serbia, kjo flet shumë, pastaj si mbërrimë deri te bllokat, si mbërrini qeveria jonë me e gjet që bllokat e Serbisë e paskan njëfarë mase të caktuar që po i kthejka ata në pozitë të barabartë me bllokat tonë”, ka theksuar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *