Trajneri italian, Klaudio Ranieri, ka festuar dje 71-vjetorin e lindjes. Më këtë rast ai qenë protagonist në emisionin “El Programa de Ortega”. I ftuar në emisionin e drejtuar nga Visente Ortega, ish-trajneri i Uotfordit ka folur gjerë e gjatë për futbollin, duke shpresuar në një projekt të ri pas përfundimit të aventurës me klubin anglez.
TRAJNINGU – “Shpresoj të kem përpara ndonjë projekt të mirë për t’u kthyer të drejtoj një skuadër. Mendoj se kam ende për t’i dhënë futbollit. Nuk kam ndonjë preferencë skuadre. Po mendoj vetëm për një projekt serioz”.
FUTBOLLI PËR KLAUDION – “Është si një drogë për vetë adrenalinën që të injekton në gjak. Një sport që të kërkon gjithnjë të bësh maksimumin për ekipin, tifozët, lojtarët, klubin, të gjithë botën. Pa futboll më duket vetja i përgjumur dhe kjo nuk më pëlqen”.
ANÇELOTI – “Është normale që të thyejë çdo rekord, sepse ka shumë kohë në Spanjë. Është një trajner fenomenal. Janë të paktë ata që kanë fituar sa ai. Është një trajner i dashur me lojtarët e tij dhe në gjendje të krijojë një mjedis pozitiv pune. Të gjithë e respektojnë dhe kjo tregon se është dhe një njeri i madh”.
“KLASIKJA” – “Reali ishte superior. Ksavi nga ana e tij po përpiqet të ndërtojë një Barcelonë të suksesshme, por kjo nuk është e lehtë. Reali është një skuadër e konsoliduar, Barça është në ndërtim e sipër”.
BENZEMA – “Shumë e drejtë që e fitoi ‘Topin e Artë’, sepse ka bërë një sezon të mrekullueshëm. Një lojtar i madh që meriton gjithçka”.
REALI I TRETI – “Kjo është vërtet e padëgjuar. Normalisht skuadra më e mirë shpallet ajo që fiton kampionatin dhe Ligën e Kampioneve. Por siç rëndon po ndodh, shpesh këto çmime jepen sipas qejfit”, ka thënë trajneri italian.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al