“Raporte të shkëlqyera mes Kosovës dhe Greqisë”, Kurti nga Athina: Procesi i Berlinit një valë që do të ndihmonte të gjitha anijet në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar tryezës vjetore të 26 të Economist-it, organizuar nga qeveria e Greqisë, ku edhe ka folur për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Gjithashtu në një reagim në Twitter, Kurti vë theksin tek procesi i Berlinit, duke anashkaluar në këtë mënyrë ‘Open Balkan’, nismë për të cilën është shprehur kundër. Sipas Kurtit, procesi i Berlini do të përmirësonte situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, me BE që drejtonte vlerat dhe mekanizmat e tij. Këtë e theksova edhe në panelin e tryezës së 26-vjetore të qeverisë Ekonomike në Athinë”, thekson më tej Kurti.

Gjithashtu Kurti ka zhvilluar edhe një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, me të cilin ka biseduar për raportet mes dy vendeve.

“Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Greqisë u theksuan në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Jashtëm grek. U potencua nevoja për liberalizimin e vizave si proces tashmë i vonuar. Kryeministri Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia për integrimin e mëtejshëm në organizata rajonale”, bëhet me dije nga autoritetet në Kosovë.

Kujtojmë se Greqia është ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.