Raportet të paqëndrueshme midis Rusisë dhe NATO-s

15:40 15/12/2021

Pse Presidenti rus Putin nuk dëshiron që Ukraina të anëtarsohet në NATO?

Muajt e fundit, Rusia ka përqendruar një arsenal të pazakontë ushtarak pranë kufirit të Ukrainës, i cili po merret seriozisht nga aleatët perëndimorë.

[embedded content][embedded content]

Tensionet mbi Ukrainën shënojnë një përkeqësim të ri të raporteve ndërmjet Rusisë dhe Aleancës Veri-Atlantike (NATO), që më herët ishin aq të mira, saqë Presidenti rus, Vladimir Putin kishte përmendur edhe mundësinë e bashkimit të vendit të tij në aleancën ushtarake.

Raportet Rusi-NATO filluan të përkeqësohen më 2002, pasi Uashingtoni u tërhoq nga një traktat i kohës së Luftës së Ftohtë, përmes së cilit ndalohej mbrojtja kundër raketave. Këtë lëvizje Moska e pa si një kërcënim potencial për frenimin e ambicieve të saj bërthamore. Moska u zemërua edhe më shumë kur më 2004, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe ish-republikat sovjetike, Estonia, Lituania dhe Letonia iu bashkuan NATO-s.

Rusia u ankua kur NATO-ja premtoi anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, gjatë një samiti të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë në Prill të vitit 2008. Moska e pa këtë si një goditje ndaj interesave të saj jetike të sigurisë.

Tensionet e akumuluara ndër vite janë rritur edhe më tej gjatë muajve  të fundit pas grumbullimit të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën. Moska deklaron se lëvizjet e trupave brenda vendit janë një çështje e brendshme, që nuk duhet të shqetësojë vendet e tjera dhe se ajo ka të drejtë të lëvizë forcat e veta nëpër territorin e saj siç e sheh të arsyeshme. Pro zyrtarët perëndimorë thonë se po përgatitet terreni për një operacion i madh ushtarak në shkallë të gjerë.

Putin mohon se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, por ka kërkuar zotimin e perëndimit se NATO nuk do ta pranojë Ukrainën në Aleancë dhe nuk do të dërgojë forca atje kërkesa këto që Rusia i ka përshkruar si “vija të kuqe”.

Sipas analistëve ndër synimet kryesore të Presidentit rus Vladimir Putin mbeten paralajmërimi i NATO-s që të mos pranojë Ukrainën të bëhet anëtare e Aleancës dhe të testojë limitet e Presidentit Biden.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.