Raporti i 24 orëve në Kosovë/ 1 i vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 vdekje. Sot janë shëruar 55 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831. Në total numri i rasteve aktive është 812.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *