Raporti i BERZH: Lidhjet politike pengojnë zhvillimin e sektorit privat. Standardet e qeverisjes?! Shumë prapa vendeve të BE!

raporti i berzh lidhjet politike pengojne zhvillimin e sektorit privat standardet e qeverisjes shume prapa vendeve te be

TIRANE

Lidhjet politike ngadalësojnë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Kjo është një ndër gjetjet e Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Raportin e saj të Tranzicionit për Shqipërinë, i cili u prezantua këtë të hënë në ambientet e Bankës Kombëtare.

“Lidhjet politike shihen ende si një element madhor për të arritur sukses në jetë. Derisa ky element të ndryshohet dhe aftësitë e njerëzve të bëhen më të rëndësishme se lidhjet politike që ato kanë, zhvillimi i sektorit privat do jetë më i ngadaltë.”- tha përfaqësuesi i BERZH.

BERZH gjithashtu vë theksin te standardi i qeverisjes, për të cilin gjithashtu ka rezerva.

“Për sa i përket standardeve te qeverisjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë vende mbrapa krahasuar me anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, ne kohen kur ata u anëtarësuan. Ka ende hapa për ta zhvilluar këtë aspekt.”-vijoi më tej ai.

Një problematikë tjetër për zhvillimin konform BE-së janë qasja ndaj ndryshimeve klimatike, e evidentuar në takim nga guvernatori Gent Sejko.

Kreu i Bankës Kombëtare foli gjithashtu dhe për inflacionin dhe rritjen ekonomike ne vend, ku tha se ajo do te jete e qëndrueshme dhe ekonomia shqiptare ka ecur me mire edhe se parashikimet e bëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts