Raporti i DASH/ Berisha: Një radiografi e qeverisë për korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut









Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi raportin vjetor të DASH për Shqipërinë, një radiografi të plotë të problematikave që has sot vendi. 

berisha

Gajtë një deklarate për media në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Berisha u shpreh se raporti i DASH paraqet një dokument të dobishëm për ata që kërkojnë ndryshimin e gjendjes në vend, duke evidentuar problematikat si korrupsioni dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

“Vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrë objektive problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të kësaj qeverie në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Unë e gjej atë një dokument shumë të dobishëm për ata që kërkojnë ndryshimin e gjendjes në këtë vend.

Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi gjyqësor. Nuk mjafton vetëm transparenca por edhe koha e duhur.

Problemet janë ngritur në mënyrën më të fuqishme. Kur ne kundërshtonim vetingun nga lart poshtë, e kundërshtonim se asgjesoi për 4 vite shtetin ligjor. E kundërshtuam se me vakumin do të krijonte këtë katastrofë dosjesh. Shqipëria do të bëhet një problem madhor për Strasburgun, për shkak të mungesës së një procesi gjyqësor për qytetarët të cilët do të detyrohen t’i drejtohen Strasburgut. Ishte një raport që e përshëndes përzemërsisht”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.