Raporti i Dick Marty/ Rama në OKB: Dështim monumental në nivel ndërkombëtar. Thaçi u arrestua pa padi, imagjinoni kryeministri i vendit të mbahet i ndaluar pa asnjë akuzë zyrtare









Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e tij në Sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku foli për raportin famëkeq të Dick Marty.

edi rama okb

Shqipëria sipas tij “nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm, që duhet të jetë një mësim për gjithë botën dhe mbi të gjitha, së pari, për botën demokratike.

Në vitin 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një raport, përpiluar nga një parlamentar i zellshëm, i cili mban emrin Dick Marty, e ku akuzohej ushtria e Kosovës për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve.

Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës. Raporti i tij ishte tronditës, e jo vetëm shumë, asokohe, i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën.

Po kështu, u bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i  manifestit për propagandën mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës.

Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtarisht, por më kot, asgjë, asnjë grimë prove a treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo dikund tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar e të pretenduar të organeve.

E megjithatë, dhomat e specializuara për Kosovën, që u ngritën bazuar në këtë raport, ndërkohë që flasim, kanë arrestuar pa padi presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Përpiquni ta imagjinoni të gjithë për një moment, presidenti apo kryeministri juaj, udhëheqësi i vendit tuaj që merret nga zyra, çohet në një vend të tretë, mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akt-akuzë zyrtare nga një organizëm i krijuar dhe sponsorizuar nga një komunitet vendesh demokratike e pa gjejeni?

As edhe një fjalë e vetme e gjithë akt-akuzës që vijoi nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës për krimin e pretenduar të trafikimit të organeve. Një fantazi e tërë.

Ky është një dështim monumental në nivel ndërkombëtar dhe nuk ka të bëjë me një person, nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës; ka të bëjë me njollosjen e papërshtatshme të një vendi dhe historisë së tij.

Megjithatë, duke qenë se demokracia e institucionit të saj, mes shumë virtyteve, kanë edhe atë të korigjimit të fajeve dhe gabimeve të tyre, ne mendojmë që dhe shpresojmë që, saktësisht, Asambleja e Këshillit të Europës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo e vërtetë dhe kurrë nuk do ndalim së nderuari ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e tyre dhe për të cilët askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë as edhe një grimë balte.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *