RAPORTI I GJYKATËS EVROPIANE: Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, autoritare. Shenja të qarta të kapjes së shtetit, Shqipëria ka 2 vjet që…








Pavarësisht burimeve të konsiderueshme financiare të investuara nga Bashkimi Evropian qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor po bëhen gjithnjë e më autoritare. Ky është konstatimi që vjen nga raporti i botuar ditën e sotme nga mbikëqyrësit e financave të Bashkimit Evropian. Sipas këtij raporti, shenjat e kapjes së shtetit po shfaqen gjithnjë e më të qarta.kapja e shtetit

Ndërkaq Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA) nga ana e saj ka shqyrtuar nëse mbështetja e Brukselit ka qenë apo jo efektive për nxitjen e reformave dhe përmirësimin e shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat presin dritën jeshile nga BE si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Në përgjithësi, ne evidentuam se teksa BE-së ka kontribuar në reformat në fushat teknike dhe operacionale, ato kanë pasur pak ndikim të përgjithshëm në reformat themelore të shtetit të së drejtës në rajon” thuhet në raport.

Një arsye kryesore për këtë është vullneti i pamjaftueshëm politik i brendshëm për të nxitur reformat e nevojshme,” shton dokumenti, sipas Euractiv.

Duke komentuar raportin, anëtari i ECA-s Juhan Parts shpjegoi se gjetjet janë “shumë serioze”. Brukseli deklaroi angazhimin e tij që në vitin e largët 2003 për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Megjithatë, që atëherë përparimi ka qenë i dobët.

Diskutimet për integrimin me të gjashtë vendet kanë nisur dhe vijuar prej  më shumë se 20 vitesh. Në gjithë këto vite Brukseli jepte subvencione për zbatimin e reformave të nevojshme, ndonjëherë edhe shuma të mëdha.  Në total janë shpenzuar 700 milionë euro për nxitjen dhe formimin e shtetit ligjor në të gjashtë vendet.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë gati dy vjet që presin për të nisur negociatat, ndërsa Bosnja dhe Kosova ende nuk iu është dhënë drita jeshile.

Ndërkohë, Mali i Zi dhe Serbia, që shihen si pararendësit e procesit, mbeten shumë larg vijës së  finishit për t’u bërë pjesë e Unionit.

Podgorica, e cila filloi bisedimet e anëtarësimit me BE në 2012, ka hapur të gjithë kapitujt drejt negociatave, por deri më tani ka  përmbyllur vetëm tre nga 33.

Serbia arriti të hapë katër kapituj të rinj për t’u negociuar dhjetorin e kaluar pas një ngecjeje dyvjeçare. “Pra, pyetja pse zgjat kaq shumë ky proces i zgjerimit?”, tha Parts.

Ekspertët shqyrtuan sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe lirinë e shprehjes. “Formalisht, gjërat duken sikur po përmirësohen ose janë të qëndrueshme, por tendenca është ndryshe”, tha ish-kryeministri estonez, duke treguar një konsensus ekspertësh se autoritarizmi po rritet në rajon.

Disa sektorë kanë dëshmuar përparim të lehtë, por tabloja e përgjithshme në lidhje me sundimin e ligjit me të gjithë treguesit e saj  nuk reflekton ndonjë përparim, ky është realiteti,” shtoi Parts.

Gjithsesi BE do të alokojë më shumë para për forcimin e sundimit të ligjit në Ballkan.

Komisioni Evropian ka premtuar të japë më shumë fonde për programet e sundimit të ligjit për vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar edhe në përshpejtimit të procesit të zgjerimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *