Raporti i KE për lirinë e mediave/ Gjekmarkaj: Do kishte revolta pozitive nëse do bëhej fjalë për Italinë! Ja çështjet që me shqetësojnë








Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj vlerësoi kritikat për lirinë e medias në raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Gjekmarkaj

Në fjalën e tij mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, Gjekmarkaj u shpreh se ky ishte një raport realist dhe nëse do të bëhej fjalë për Italinë, do të kishte revolta pozitive.

“E thashë në fillim që raporti për herë të parë në optikën time për çështjen e mediave është me realisti, jo sepse është në unision me qëndrimin e opozitës për çështjet e medias, por më shumë të shoqërisë që vlen më shumë se mazhoranca dhe opozita”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokratngriti disa shqetesime, mes tyre faktin qe gazetarët në Shqipëri nuk gjejnë dot zgjidhje për problemet e tyre.

Fjala e Gjekmarkajt

Nëse kjo pjesë ku flitet për mediat do shkruhej për Italinë unë jam i bindur që bota gazetareske italiane do ishte në revoltë, revoltë pozitive që do të gjente zgjidhje nga reagimi i politikës, reagimi i drejtësisë dhe sensibiliteti i Shqipërisë. Në vendin tonë revolta është korruptuar, është asgjësuar, blerë dhe vrarë qoftë edhe nën sehirin e bashkisë ndërkombëtare në Tiranë.

E thashë në fillim që raporti për herë të parë në optikën time për çështjen e mediave është me realisti, jo sepse është në unision me qëndrimin e opozitës për çështjet e medias, por më shumë të shoqërisë që vlen më shumë se mazhoranca dhe opozita.

Dua të shpreh një shqetësim të thellë që më lind nga leximi i këtij raporti, sesi gazetari shqiptar mund të zgjidhë problemet e tij. Nuk ka asnjë mënyrë. Ai mund të modifikohet dhe të nënshtrohet. Duhet të mbijetojë për rrogën dhe bukën e gojës, por këtu e pëson lajmi, i cili modifikohet shndërrohet në propagandë, i pavërtetë dhe si i tillë çon drejt manipulimeve të shumta shoqërore.

Çështja tjetër që më shqetëson është qasje që kemi pasur për dy institucione, çështja e AMA-s ku vini theksin tek kontestimi që ka patur zgjedhja e kryetares së saj. Nuk është një kontestim i vogël, është themelore, është raporti i ligjit., ku mungon ligji fillon xhungla dhe sundimi. Ka qenë zëdhënësja e PS që është zgjedhur duke thyer ligjin.

Çështja tjetër është çështja e RTSH ku sot 8 përfaqësues të mazhorancës, duke prishur edhe kriteret e opozitës lodër që ishte dy vitet e fundit në Parlament, ku relatori ishte përfaqësuesi i PS që kandidoi në Berat dhe kryetari i Komisionit i PD, që ishte në vendin tim kandidoi në listën e Tiranës për PS.

Çështja është që problemet tona nuk do na i zgjidhni ju, por duhet ti zgjidhim vetë. Pjesërisht kemi dështuar ti zgjidhim vetë. Jemi rreth vicioz, unë flas kur nuk kuptoj, sepse kur kuptoj hesht. Flas për të kuptuar më shumë sesi do ti zgjidhim këto rrethe vicioze ky kemi hyrë, Na duhet ndihma juaj fatkeqësisht kur nuk jemi të zotë t’i zgjidhim vetë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *