Raporti i KLSH për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, PL: Të pangopur që hanë edhe bukën e fëmijëve jetimë! Më e pakta shkarkimi i drejtuesit të institucionit












Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar në lidhje me raportin e KLSH-së ku evidentohet se fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë, po konsumojnë më pak ushqim nga sa është përcaktuar në ligj.

silva caka

Përmes postimi në facebook, Caka thekson se të pangopurit e pushtetit tashmë hanë dhe bukën e fëmijëve jetimë.

Ajo shton se edhe pse janë bërë disa ditënga bërja publike e skandalit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim, ku më e pakta do të ishte shkarkimi i drejtoreshës së institucionit.

POSTIMI I PLOTË:

Asnjë reagim ende nga Ministria e linjës për raportin e KLSH-së, ku faktohet SKANDALI se prej 4 vitesh, fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, po konsumojnë më pak ushqim nga sa është përcaktuar në ligj.

Të pangopur që hanë edhe bukën e fëmijëve jetimë…

Në Kuran thuhet: ”Jepini pasurinë jetimëve (kur të bëhen të aftë të vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh.” (Nisa: 2)

Por Ministria nuk do t’ia dijë as për ligj e as për Zot, se ndërgjegje dhe dhembshuri nuk ka e nuk ka…

Shkarkimi i drejtuesit të kësaj strehe dhe gjithë atyre që kanë abuzuar me bukën e gojës së jetimëve do të ishte më e pakta që mund të bënte Manastirliu, si nënë në radhë të parë… Se e kemi të qartë që kallëzimi penal është i pamendueshëm për drejtorët e partisë.

Edhe një pyetje të fundit, se nuk mundem t’a shmang:

Bora Muzhaqi, e kemi të qartë që edhe ti vetë e ke harruar që je Ministre e Fëmijëve, pasi në shumë raste ku përfshihen fëmijët, nuk të është ndjerë zëri i gojës fare, por doja të dija mos ndoshta mendon se je Ministre e Fëmijëve të Edi Ramës, Ministrave dhe Deputetëve të PS?

Se për fëmijët e Shqipërisë nuk ke reaguar qoftë një herë të vetme!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *